Juventus zyrtarisht është shpallur kampion i “Seria A” për herë të 33 në historinë e saj. Me fitoren 3-0 bardhezinjtë siguruan titullin e 6 radhazi, si askush tjetër më parë.

Menjëherë pas vërshëllimës së arbitrit në fushë filloi festa. Më mirë për këtë ishte përgatitur Caudrado i cili në minutën e 70-të u largua nga loja. Kolumbiani pak çaste para përfundimit të ndeshjes së bashku me Pjaniç i rrëmbyen arbitrit të katërt shkumën rezervë vijëzuese dhe u kujdes t’i nxirrnin fundin…

Cudrado e Pjaniç, nisën një “sulm” të mirëfilltë ndaj trajnerit Massimiliano Allegri duke i mbuluar kokën me shkumë ndërsa ai i drejtohej fushës për të festuar bashkë me futbollistët e tjerë këtë arritje, raporton “panorama sport”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb