Një fenomen që ndodh ende edhe në Shqipëri. Apeli i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren për mospërdorimin e armëve të zjarrit, në të gjitha rastet, posaçërisht në dasma dhe ahengje familjare, nuk po përfillet nga të gjithë qytetarët e kësaj zone.

Rasti i fundit i plagosjes së një gruaje gjatë një ahengu, ku ka pasur të shtëna me armë, ka ndodhur të hënën mbrëma në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, pasi që ai duke shtënë me armë zjarri në ajër aksidentalisht ka plagosur një grua. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me katër gëzhoja dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në paraburgim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: