Të fitosh kupën e “Champions League” është speciale dhe ky rast kurrsesi nuk mund të lihet pa u festuar. Këtë e di më mirë portieri i dytë i Real Madrid, Kiko Casilla, i cili ka zgjedhur formën më unike për t’a bërë.

Ishin minutat e fundit të sfidës në finalen e Cardiffi-t dhe Real Madrid po udhëhiqte 4-1 kundër Juventusit kur Kasilla u ngrit nga stoli për t’i marrë gjyqtarit të katërt tabelën elektronike. Kiko shënoi numrin 12-të që personifikonte tituj e “galaktikëve” në kompeticionin më të rëndësishëm europian dhe më pas ngriti tabelën për t’ia treguar të gjithë të pranishmëve, raporton “Goal.com”.

Këto pamje u kapën nga kamerat televizive dhe u përhapën me shpejtësi në internet.
kiko casilla
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb