NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

2 patëllxhanë të mëdhenj
150 gr proshutë
150 gr djath që shkrin
2-3 kokrra vezë
100 gr miell
100 gr peksimadhe
Kripë, piper i zi
Vaj per skuqje
Rukola + domate qershi

Përgatitja
Fillimisht lajmë, thajmë kungujt, presim ekstremet dhe më pas i presim në feta rrumbullake me trashësi 6 mm. Fetave rrumbullake të patëllxhanëve i bëjmë një prerje në mes por nuk e çojmë prerjen deri në fund dhe formojmë 2 fletë të bashkuara.

Spërkasim patëllxhanët me pak kripë dhe i lemë derisa të nxjerrin lëngun e tyre. Më pas i thajmë ato me letër kuzhine.

Mbushim patëllxhanët me një fetë proshutë dhe djath, i kalojmë fillimisht patëllxhanët e mbushur në miell, më pas i rrotullojmë në pjatën me vezë duke i ngjeshur dhe në fund i pudrosim me peksimadhe.

Vendosim tiganin me vaj të ngrohet dhe skuqim patëllxhanët nga të dy anët derisa të marrin një ngjyrë të verdhë. I vendosim në letër kuzhine për të larguar yndyrën e tepërt dhe i servirim të shoqëruara me sallatë me rukola dhe domate qershi.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb