Ka hyrë në prodhim në 1957, dhe sot Fiat 500 feston 60 vjetorin si ikonë e stilit dhe dizajnit.

Një eveniment special është bërë pjesë e galerisë në MoMa, Muzeu i Artit Modern në New York.

‘Nëse është e vërtetë që Fiat 500 ka lënë gjurmë në historinë e makinave, është e vërtetë gjithashtu që kurrë nuk ka qenë thjesht një makinë’ por një ikonë e stilit italian, ka thënë Olivier Franois, Head of Fiat Brand dhe Chief Marketing Officer FCA.

Ekzemplari ka bërë për vete edhe Moma, me një seri 500 F, më e përdorshmja e të gjitha kohërave, prodhuar nga 1965 deri në 1972 me 4 milion ekzamplarë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: