FIER- “Fier International Festival”, një aktivitet që është bërë traditë çdo verë, po zhvillohet këto ditë në qytetin e Fierit.

Festivali Ndërkombëtar i Bandave çeli siparin mbrëmjen e djeshme, duke sjellë për artdashësit fierakë një mbrëmje të mbushur me muzikë bande. Në këtë mbrëmje performoi një bandë e ardhur nga Amerika, e vendosur në Los Angeles, dhe e nominuar për çmimin Grammy në kategorinë “Performanca më e mirë e rrënjëve Amerikane”, e cila solli të ripunuar muzikën e vjetër klasike.

Nëpërmjet një repertori të ndryshëm nga ai tradicional i bandave, ata interpretuan pjesë të ndryshme muzikore.

Ndërsa ditën e sotme publiku fierak do të ndjekë edhe bandat e Kosovës, Tiranës e Fierit dhe Filarmoninë e Korfuzit, e famshme në arenën ndërkombëtare, e cila përbëhet nga 66 artistë dhe me një histori që lindur që në vitet 1890.

Të pranishëm kanë qenë edhe prefekti i Fieirt Vaso Bregu, përfaqësues të bashkisë Fier dhe shumë të tjerë.

Sipas drejtorit artistik të këtij eventi, Agron Xoxa, mbrëmjet e këtij qyteti deri në datën 13 gusht do të jenë të mbushura me muzikë dhe argëtime të tjera sipas një programi të hartuar nga Bashkia e Fierit. Gjatë netëve të tjera deri në datën 13 korrik, do të hipin në skenë Sazet e Përmetit, Portokalli Show, e të tjera shfaqje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: