FIER– Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Fierit i cili nxjerr 16 mandate dhe renditet pas Tiranës sa i përket numrit të deputeteve. Në këtë qark PS ka marrë 104350 vota ose 57.05% e përkthyer në 10 mandate. PD ka marrë 46929 vota ose 25.66% e përkthyer në 4 mandate. LSI renditet në vendin e tretë me 21598 vota ose 11.81% e përkthyer në 2 mandate. PDIU nuk ka marrë asnjë mandat në këtë qark.

QARKU I FIERIT
(16 MANDATE)
Partia Socialiste (10 mandate)
1.Erion Braçe
2.Adelina Rista
3.Bashkim Fino
4.Ismet Beqiraj
5.Antoneta Dhima
6.Bujar Çela
7.Tatiana Piro(Nurçe)
8.Anduel Xhindi
9.Gramoz Ruçi
10.Xhevit Bushaj

Partia Demokratike (4 mandate)
1.Enkelejd Alibeaj
2.Genc Pollo
3.Myslim Murrizi
4.Luan Baci

Lëvizja Socialiste për Integrim (2 mandate)
1.Petrit Vasili
2.Robert Bitri

(d.d/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: