FIER– Mijëra pisha janë dëmtuar nga erërat detare në plazhin e Semanit dhe të Darëzezës në Fier. Janë afro 3 parcela apo 7 ha drurë pisha, rreth 60-vjeçare, të dëmtuara përgjatë bregdetit.

Kalimi në administrim të pyjeve nga njësitë vendore drejt bashkisë për shkak të reformës territoriale, si dhe vonesat në tenderimin për të shfrytëzuar sasinë e lëndës drusore të dëmtuar ka sjellë mungesë të ndërhyrjes. E gjithë sasia e dëmtuar e drurëve do të shitet në treg për dru zjarri.

Aktualisht situata në plazhet e Darëzezës dhe Semanit i ngjan një katastrofe natyrore për shkak të dëmtimeve të mëdha që pyjet kanë pësuar në vite, ndërsa vazhdimisht banorët apelojnë për zëvendësimin e drurëve të dëmtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: