Pezullimi pa afat nga FSHF për dy arbitrat Lorenc Jemini dhe Andi Koçi sjell pasoja për karrierën e tyre ndërkombëtare. Në faqen e FIFA-s janë zhdukur emrat e dy shqiptarëve të cilët kishin të drejtë të gjykonin në aktivitete ndërkombëtare duke lënë Shqipërinë me vetëm një gjyqtar.
kukesi-skenderbeu-arbitrat-jemini-470x313
Koçi dhe Jemini u dënuan nga FSHF pasi akuzoheshin për “gabime me dashje” në gjykimet e tyre. Kujtojmë se arbitri Andi Koçi nuk mundi t’a mbajë as për një vit stemën e FIFA-s qëkur e mori atë në fillim të sezonit për shkak se Bardhyl Pashaj u tërhoq nga arbitrimi. Ndërsa Lorenc Jemini prej shumë vitesh mbante stemën e ndërkombëtareve, por tashmë duhet t’a dorëzojë së bashku me Koçin.
Andi-Koci
Tani arbitri i vetëm me të cilin mund të përfaqësohet Shqipëria është Enea Jorgji, jo më pak i “njollosur” gjatë sezonit. Për të mos harruar edhe takimin e fundit Kukësi-Skënderbeu. Gjithsesi emri i gjyqtarit të Kategorisë së Dytë në arenën ndërkombëtare do të mbetet gjatë si i padëshiruar për shumë ekipe shqiptare.
Untitled-133
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb