Nga Anxhela Devole

Ajola Daja është një nga 6 regjisorët  shqiptarë që do të marrin pjesë në Festivalin e Filmit në Paris, pjesë e të cilit janë regjisorë nga Ballkani. Filmi “Ana”, me skenar dhe regji të Ajolës, flet për një mësuese letërsie e cila gjendet në një bashkëjetesë paksa të vështirë me një biznesmen, dhe krejt papritur bie në dashuri me një nga studentët e saj.

“Ana” do të shfaqet në Paris, më 3 qershor.

I mbetur në hije, ky film po lulëzon pasi, do të jetë pjesë edhe në festivalin e Filmit Shqiptar në New York.

Pjesëmarrja në festival e skenaristëve dhe regjisorëve shqiptarë, i ndihmon ata të afirmohen, dhe në të njejtën kohë të përballen me prodhime të reja kinematografike.

Pas Parisit dhe New Yorkut, “Ana” do të promovohet sërisht, ndërsa Ajola Daja po punon për projekte të tjera në fushën e kinematografisë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb