Për herë të parë, 90 minutat e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube do të zhvillohen në një impiant tërësisht të mbuluar. Juventus-Real Madrid nuk do të jetë një finale si gjithë të tjerat në Champions League. Lajmi konfirmohet nga UEFA, që ka vendosur të mbyllë “çatinë” e stadiumit “Millennium”, duke e përfshirë këtë veprim në vazhdën e masave ekstreme të sigurisë për të luftuar terrorizmin.

Por përse merret një vendim i tillë? Ekziston frika se mund të ndërmerren sulme nga ajri përmes “drone”-ve. “Millennium Stadium” në Kardif të Uellsit është vërtet  modern, teksa në të kaluarën është mbyllur edhe me raste koncertesh apo ndeshjesh regbie.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb