Fiorentina ka arritur të marrë një fitore të madhe mbrëmjen e sotme në shtëpi ndaj Interit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-­të të Serisë A. Skuadra e drejtuar nga Paulo Soza ka triumfuar me shifrat 5­4 duke përmbysur zikaltërit të cilët e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Veçino kaloi vendasit në epërsi në minutën e 23-­të, por Perisiç në të 29-­n dhe Ikardi në të 34-­tën përmbysën shifrat duke bërë që Interi të shkojë në dhomat e zhveshjeve pas 45 minutave të para në avantazh.

Në fillim të pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 52-­të, Bernaneski shpërdoron një penallti, megjithatë Fiorentina nuk u demoralizua. Astori në të 63­tën, Veçino në të 64-­tën si dhe Babakar në të 70­-n dhe 79­-n realizuan një përmbysje që shokoi Interin. Megjithatë zikaltërit e drejtuar nga Stefano Pioli nuk u dorëzuan dhe arritën të shënojnë dy gola të tjerë falë Ikardit, në minutën e 88 dhe në të parën e shtesës. Pavarësisht përpjekjeve të Interit deri në vërshëllimën e fundit, vendasit arritën ta ruanin epërsinë duke marrë 3 pikë mjaft të vlefshme.
Pas këtij takimi, Fiorentina ngjitet në kuotën e 55 pikëve duke mbajtur vendin e 8 me vetëm 1 pikë diferencë nga Interi i vendit të 7 që mbetet në kuotën e 56 pikëve. Me këtë hap fals të Interit, Milani ka një mundësi të artë për të hedhur një hap të madh drejt sigurimit të një vendi në Ligën e Europës në rast se fiton nesër ndaj Empolit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb