Vinicius Junior ka shkëlqyer me Flamengon në takimin e luajtur kundër Atletico Clube Goianiense për kampionatin Brazilian.

17-vjeçari i cili do ti bashkohet Real Madrid, ka shënuar të dy golat në fitoren 2-0. Fillimisht braziliani zhbllokoi shifrat në minutën e 56-të dhe më pas në të 75-ën vulosi shifrat përfundimtare të takimit. Kjo fitore e dërgoi në vendin e 5-të në kampionat Flamengon pas 21 javësh duke i dhënë mundësi ekipit të futet në garën për të siguruar një vend në Kupën Libertadores.

Vinicius ishte vetëm 16-vjeç kur në maj firmosi një kontratë me Real Madrid pasi klubi spanjoll vendosi t’i paguaj 40 mln euro Flamengos. Gjithsesi ai edhe këtë sezon do të qëndroj në Brazil, ndërsa në qershor do të bëhet automatikisht pjesë e “galaktikëve”.

Pas spektaklit që dhuron në fushë, investimi te talenti i ri duket se është i duhuri edhe pas dy golave të shënuar në takimin e fundit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb