TIRANË- Çadra e opozitës e ngritur para Kryeministrisë mund të hiqet sot. Gazetarja Elda Menga tha për “BalkanWeb” se pas zyrtarizmit të marrëveshjes së arritur, çadra e humbet motivacionin dhe sipas burimeve do të hiqet sot, gjatë orëve të ditës, kur dy liderët të firmosin atë që pohuan verbalisht në orët e para të ditës së sotme.

Sot kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha janë takuar në Pallatin e Kongresve të shoqëruar nga stafet teknike për të vendosur detajet e marrëveshjes për zgjedhjet e përgjithshme që tashmë nuk do të jenë më 18 qershor

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: