Në dhjetor të 2016 skuadra e Canales 2010 mori vëmendjen e të gjithë mediave pasi regjistroi 12 fitore radhazi teksa kundërshtarët nuk paraqiteshin në fushë. Pas një ‘hetimi’ u vu re së këto ekipe nuk dëshironin të luanin sepse kundërshtari i tyre tregohej shumë i dhunshëm. Edhe arbitrat shpeshherë nuk merrnin masa pasi kishin frikë.

Por pas diçka më shumë se 3 muajsh gjërat duket të kenë ndryshuar pasi edhe një klub me një status të tillë nuk mund ta pranojë që lojtari të godasë gjyqtarin.

Për këtë arsye, skuadra portugeze përjashtoi përjetë sulmuesin Marco Goncalves, që goditi arbitrin me gju në fytyrë, duke e shembur në tokë pa ndjenja. Gjithçka nisi në momentin kur Goncalves u përplas me një mbrojtës kundërshtar, të cilin e goditi. Arbitri ndërhyri menjëherë, duke i treguar kartonin e kuq, por sulmuesi doli nga kontrolli dhe goditi edhe drejtuesin e ndeshjes.

Policia ndërhyri në fushë për të qetësuar situatën dhe sherrin masiv të nisur në terrenin e lojës, por në fund ndeshje u ndërpre dhe futbollistët u larguan drejt dhomave të zhveshjes nën masa të forta sigurie.

Canelas është një skuadër e përbërë nga tifozë ultras të Portos, që njihen për kërcënimet dhe dhunën ndaj lojtarëve dhe arbitrave në fushë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb