PRISHTINE- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të ngrihet në nivel presidencial, një deklarate e cila vjen pas fitores së koalicionit që synon të emërojë Ramush Haradinajn si kryeministër.

Në një deklaratë për “Deutsche Welle”, Thaçi ka thënë se fokusi i bisedimeve do të jetë në kontekstin më të gjerë politik për të arritur një marrëveshje që do të çonte në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, normalizimit dhe pajtimit.

Kujtojmë se Haradinaj i ka ashpërsuar deklaratat kundër Serbisë, e cila nuk i ka anuluar urdhër arrestet kundër tij duke e akuzuar për krime lufte.

Sipas analistëve, do të ishte një sfidë shumë e vështirë nëse negociatat mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvilloheshin në nivel kryeministrash, në rast se Haradinaj konfirmohet si kreu i ekzekutivit të Kosovës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: