TIRANE– Deputeti i PD Genc Pollo ka reaguar në ‘Facebook’ pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i PD në zgjedhjet e zhvilluara dje, ku Basha kandidonte përballë Eduart Selamit dhe fitoi me një diferencë të madhe votash nga anëtarësia.

Genc Pollo thotë se vota e anëtarësisë tregoi atë që ndihej e dihej, ndërsa Eduart Selamin e përgëzon për fushatën dhe qëndrimin ndaj rezultatit.

“Urimet më të përzemërta kryetarit të PD Lulzim Basha. Vota e anëtarësisë tregoi atë që ndihej e dihej. Përkrahje për sfidat jo të lehta që presin PD e Shqipërinë Përgëzime z Selami për fushatën gojëmprehtë e sidomos për qendrimin ndaj rezultatit e urimin e fituesit. Koha për të parë përpara e për të kontribuar për Partinë Demokratike e për një opozitë efikase kundrejt Rilindistëve 2.0 që me gjasë do të shtojnë zullumin”- shkruan Pollo.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: