Dita e sotme mund të konsiderohet tepër pozitive për sa i përket ecurisë të skuadrave europiane ku aktivizohen futbollistë shqiptarë.

Legia e Armando Sadikut, i cili tashmë është kthyer në një titullar të padiskutuar, ka arritur të sigurojë fitoren e parë në kampionat duke mposhtur Sandecjan me rezultatin 2-0. Sulmuesi nga Elbasani në takimin e sotëm u aktivizua 90 minuta të plota.

Kroatët e Slaven Belupos ku luan futbollisti vlonjat Bruno Telushi, kanë surprizuar teksa ka fituar në transfertë ndaj Zapresiçit të Herdi Prengës me rezultatin 0-1. Telushi e nisi ndeshjen si titullar ndërsa Prenga nuk u preferua nga trajneri.

Akhmat Grozni i treshes shqiptare Balaj-Roshi-Berisha nuk ka të ndalur, 3 fitore në 3 takime. Ekipi rus ndodhet në krye të renditjes falë ecurisë fantastike në javët e para.. Në sfidën e sotme mungonin Bekim Balaj dhe Odise Roshi për shkaqe dëmtimesh, ndërsa Bernard Berisha u hodh në fushë në minutën e 62-të.

Nuk patën të njëjtin fat skuadrat e dy shqiptarëve të tjerë, Jurgen Gjasulës dhe Azdren Llullakut. Grojther Furthi i Gjasulës u mund në transfertë ndaj Darmshtad me rezultatin 1-0.

Po me të njëjtin rezultat humbi edhe skuadra kazake e Tobol ku aktivizohet mesfushori Azdren Llullaku. Gjasula u fut në fushë në minutën e 46-të ndërsa Llullaku qëndroi në fushë me minutazh të plotë./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: