FRANCË- Për Francën “hapet një faqe e re”. Kështu deklaroi Emmanuel Macron, i sapzgjodhur president i Francës, me shpresën se do jetë një faqe “e shpresës dhe besimit të gjetur”,- siç tha ia.

Kreu i ri i shtetit foli për AFP menjëherë pasi exit poll-et shpallën fitoren e tij.

“Ju bëj thirrje të gjithëve, nuk i mohoj vështirësitë ekonomike, sociale, morale, brengosjen. Tani për tani dua t’i adresoj kundërshtarit Znj Le Pen përshëndetjet e mia. Jam i vetëdijshëm për ndarjet që çuan vota tek ekstremistët dhe respektoj ato”,- shtoi Macron.

“Unë do të mbroj Evropën, fatin e përbashkët që ne i kemi dhënë popujve tanë.”

Pasi fitoi garën përballë Le Pen, duke u shpallur Presidenti i 25-të i Francës, Macron nuk nguroi të përshëndeste kundërshtaren.

“Ju bëj thirrje të gjithëve, nuk i mohoj vështirësitë ekonomike, sociale, morale, brengosjen. Tani për tani dua t’i adresoj kundërshtares, Znj. Le Pen përshëndetjet e mia. Jam i vetëdijshëm për ndarjet që çuan vota tek ekstremistët dhe i respektoj ato”,- tha Macron.

Ai ka shtuar më tej se: “Do rindërtojmë lidhjen midis Europës dhe popujve që e përbëjnë atë, mes Europës dhe qytetarëve të saj”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb