KOSOVE – Pas 4 muajsh larg atdheut, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është rikthyer në Kosovë. Në një prononcim për mediat, pas mbërritjes në Aeroportin e Prishtinës, Haradinaj tha se “kemi fqinj që sillen armiqësisht dhe se i duhet treguar vendi sa më shpejt”. Ai ka akuzuar Serbinë për sjellje armiqësore karshi tij, shkruajnë mediat kosovare

“Kemi fqinj që është armik, sillet armiqësisht. Duhet të jemi të vendosur t’ia tregojmë vendin. Kemi njerëz të brendshëm që nënshtrohen, edhe atyre duhet t’ia tregojmë vendin. Nëse duhet të jemi të sinqertë me veteven, duhet ta shohim shembullin e Kroacisë”, është shprehur ish-komandanti i UÇK-së.

Haradinaj, mëngjesin e sotëm u lirua nga një gjykatë në Francë. Haradinaj arriti të rikthehet në Kosovë pas katër muajve. Ai u ndalua  në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia, për krime lufte. Familjarët dhe qytetarë të shumtë pritën Haradinajn me brohoritje.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: