TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama në fjalimin e tij të parë pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit falënderoi të gjitha grupet e PS-së në qarqe, por mbi të gjithë veçoi një emër.

Kur foli për qarkun e Fierit, Ram veçoi emrin e Gramoz Ruçit, pa të cilin siç tha

“Jo më kot e lashë në fund, ovacion për superskuadrën e Fiertit. Do ma falin të gjithë një veçim me emër për forcën më domethënëse të shembullit të një njeriu, Gramozit, e meritonte të ishte në fund edhe në falënderime se sfidoi një traditë të pasfiduar ndonjëherë që i vendos udhëheqësit në fund dhe arriti një rezultat spektakolar duke kaluar edhe vijën e kuqe”,- tha ai.

Duke shtuar, Rma shprehu bindjen se “Pa Gramozin PS s’do ishte këtu ku është”,- tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb