Nga ENIDA HIMAJ

Ajo është një nga këngëtaret më seksi dhe më sharmante të skenës shqiptare. Njihet për look-un e saj të veçantë me të cilin ajo guxon për të patur një pamje sa më joshëse dhe provokuese. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Fjolla Morina, e cila edhe pse nënë e dy vajzave bukuroshe, vjen gjithnjë në superformë dhe e pandalshme në projektet e saj të shumta.

Edhe këtë verë nuk kanë munguar fotot e shumta të postuara në llogarinë e saj në rrjetet sociale ku pa diskutim ngre në majë temperaturat me format e saj bombastike alla “Kim Kardashian”. Në një intervistë për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” Fjolla na shpalos disa nga prapaskenat të klipit të saj të ri të cilin do ta hedh shumë shpejt në treg. Së shpejti, Fjolla do të vijë me një projekt të ri të cilin pak më parë e ka bërë me dije edhe përmes llogarisë së saj në Instagram. Përmes fotografive të cilat i ka shkrepur gjatë xhirimeve të videoklipit të ri, Fjolla duket si gjithmonë provokuese dhe mjaft seksi e mund të guxonim të thonim se i ngjante deri diku seks-simbolit botëror Kim Kardashian.

Gjithashtu, gjatë intervistës, ajo na shpalos të fshehtat e jetës së saj personale dhe të qenurin nënë e dy vajzave të vogla. Bukuroshja brune nuk ka harruar të përmendë dhe marrëdhënien që ka me median e cila nuk harron ta ketë në qendër të vëmendjes sa herë që Fjolla “zhvishet” apo e shohin me dikë në krah.

 

Per te lexuar intervisten e plotë në GSH.al klikoni ne kete link: http://www.gsh.al/2017/08/19/fjolla-morina-ju-rrefej-prapaskenat-e-jetes-time-private-martese-kam-2-vajza/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb