TIRANE- Deputeti Flamur Noka futet me forcë në seancën e Kuvendit, pas përjashtimit nga kryetarja Valentina Leskaj duke bërë që seanca plenare të ndërpritet për të tretën herë. Në momentin që ka hyrë, Noka shfaqet i nervozuar, ndërsa përplaset fizikisht me gardistët, të cilët i shtyn që të mund të përparojë drejt sallës.

Ndërsa Leskaj kërkoi që Noka të largohet nga salla, ishte deputeti Sali Berisha ai që parashtroi kushtet e të djathtëve. Sipas tij pa u dënuar edhe dy deputetët e PS-së Erjon Braçe dhe Taulant Balla, Flamur Noka nuk del nga salla.

Për përjashtimin e këtyre deputetëve pritet sakaq të mblidhet Byroja e Kuvendit.

Më herët Leskaj kërkoi largimin e Nokës nga seanca pas sherrit me Erjon Braçen, por ky i fundit nuk ka pranuar dhe është futur ne Kuvend.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: