TIRANË- Pas mesazheve të kryediplomatit gjerman, Sigmar Gabriel për kthimin e opozitës në Kuvend dhe cilësimit prej tij si absurd të kërkesës së opozitës për qeverinë teknike ka ardhur edhe përgjigjia “flakë për flakë” e deputetit të PD-së, Flamur Noka.

Në një status në “Facebook” Noka ka renditur disa argumenta pse ministri i Kancelares Merkel e ka sipas tij të pamundur ta kuptojë kauzën e opozitës shqiptare.

Duke i renditur disa pyetje, në një analogji që sipas tij ndodh në Shqipëri, Noka i kërkon z.Gabriel të mos e lejojnë ta keqinformojnë.

STATUSI I FLAMUR NOKËS
Z Gabriel :
A keni ju 14% të parlamentit të mbushur me kriminelë, vrasës, trafikantë, përdhunues etj? Dhe të gjithë të jenë të përzgjedhurit e kryeministrit??? Unë jam i sigurt se jo. Këtu po.
A keni ju kryeministër të lidhur me krimin dhe që i shërben krimit dhe që ka shndërruar vendin në bazë të krimit organizuar? Sigurisht që jo e as ja lejoni vetes ta mendoni e jo më ta bëni realitet.
A keni ju administratë të mbushur me kriminelë? Sigurisht që jo e as që mund ta mendoni? Këtu qeveria e ka bërë realitet këtë gjë.
A keni normë ju atje blerjen e votës nga qeveritarët tuaj? Sigurisht që jo. Këtu po dhe e ke me zë dhe me figurë në çdo palë zgjedhje të pas 2013-ës.
A përdor qeveria juaj bandat dhe krimin e organizuar për të tjetërsuar me armë e dhunë vullnetin e popullit? Sigurisht që jo. Këtu ka ndodhur në çdo palë zgjedhje që nga 2013 e deri më sot.
A keni ju ministër të brendshëm ushtar të krimit organizuar dhe kryetrafikant droge? Sigurisht që jo.
Këtu po, sepse deri dje makina dhe skafi i tij perdoreshin per trafik droge nga trafikantet kusherinj te ministrit ..
A keni tani ministër të brendshëm një ish-hetues të Stas-it? Sigurisht jo por këtu po.
A keni ju sot një Gjermani të lulëzuar nga droga e mbjellë nga bashkëpunimi qeveri-krim? Sigurisht jo.
A përdoren në vendin tuaj nga qeveria miliardat e eurove të drogës për të mbajtur në pushtet qeverinë tuaj nëpërmjet blerjes votës??Sigurisht jo. Në vendin tonë janë përdorur në të gjitha zgjedhjet e pas 2013-ës.
Ndaj dhe nuk mund ta kuptosh opozitën dhe kryetarin e saj në kauzën e shenjtë për të cilën luftojnë..
Ndaj z Ministër minimumi mos lejo të të keqinformojnë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: