Eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në Maqedoni ku protestues të dhunshëm sulmuan gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare.
Ai ka thënë se VMRO-DPMNE e tejkaloi kufirin dhe se ka përfunduar koha e bisedimeve. Në deklaratën e tij për Deutsche Welle, Fleckenstein thotë se BE-ja do të duhet që të ndërmarrë masa dhe se për këtë do të diskutohet ditën e sotme. Ai shton më tej se tashmë nuk ka çfarë të pritet dhe se duhet ndërhyrë sa më shpejt.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb