Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Flet drejtorja e OMN në Shqipëri: Vettingu kalon nëpër tre faza, ja kur do nisë zyrtarisht

39704915_303

TIRANE- Procesi i Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të reformës në drejtësi pritet të nisë në muajin shtator. Kryesuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi, Genoveva Ruiz Calavera në një intervistë për DW u shpreh optimiste për këtë.

Sipas kryesueses së misionit ndërkombëtar të monitorimit, shtyllat e vettingut janë tre. Calavera shton se në këtë proces, roli i ndërkombëtarëve do jetë vetëm vëzhgues dhe se procesi varet krejtësisht nga strukturat vendase.

DW: Kur do të fillojë në Shqipëri rivlerësimi i gjykatësve dhe prokurorëve, pra vetttingu, që pritet të jetë gur themeli për një gjyqësor të ndershëm, të paanshëm, të pavarur nga politika?
Genoveva Ruiz-Calavera: Kjo që thatë është shumë e drejtë: vettingu është aq i rëndësishëm për Shqipërinë saqë mund të konsiderohet një proces me rëndësi historike, një moment përcaktues për sistemin e drejtësisë në vend, por jo vetëm. Forcimi i një gjyqësori të paanshëm, të pavarur, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional, ka rëndësi edhe për një sfidë më të gjerë: të konsolidojë në mënyrë të pakthyeshme, një herë e përgjithmonë, sundimin e ligjit në Shqipëri. Me pritshmëri të tilla, është e qartë, se sa më herët të fillojë procesi, aq më mirë do të jetë. Qytetarët e Shqipërisë kanë pritur tashmë prej një kohe shumë të gjatë; ata meritojnë një sistem gjyqësor ku gjithsejcili prej tyre të ketë besim. Lidhur me nevojat/kërkesat kushtetuese dhe ligjore të bashkësisë ndërkombëtare për të monitoruar apo “shoqëruar” procesin, mund të konfirmoj vetëm se të gjitha përgatitjet janë kryer me kohë. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM)) është gati të vërë në dispozicion ekspertizën e tij shumë të kualifikuar për të shoqëruar procesin, menjëherë sapo institucionet lokale të vettingut të jenë gati për të filluar procesin e rivlerësimit, që shpresojmë të nisë aty ngafillim i kësaj vjeshte. Megjithatë, për të qenë të qartë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar mban përgjegjësi për të monitoruar procesin, varet nga strukturat vendase, institucionet e vettingut që janë ngritur tanimë për të kryer direkt rivlerësimin.

DW: A ka rreziqe që mund të pengojnë zbatimin me sukses të procesit të vettingut, që janë marrë parasysh për t’i shmangur/përballuar?
Genoveva Ruiz-Calavera: Në proceset e ndërlikuara të reformave ka gjithmonë rreziqe. Procesi i vettingut është padyshim ndër përpjekjet më të ndërlikuara/komplekse në axhendën aktuale të reformave. Përgatitjet janë bërë në bazë të konsultimeve shumë intensive, nga të dyja palet: aktorët e brendshëm politikë në Shqipëri si edhe mes tyre dhe aktorëve të bashkësisë ndërkombëtare, për të zbutur sa më shumë rreziqet e mundshme. Zbatimi aktual i procesit do të kërkojë përkushtim, guxim dhe gatishmëri për të kapërcyer me shpejtësi çdo pengesë që mund të shfaqet gjatë rrugës.

DW: A do të përfshijë vettingu në Shqipëri edhe ata gjykatës dhe prokurorë që dhanë në kohë dorëheqjen duke i shpëtuar kështu ”de facto” hetimit për të kaluarën e tyre, për pasuritë dhe lidhjet me krimin e organizuar? Po me ata që refuzojnë të deklarojnë pasuritë e tyre dhe nuk japin dorëheqjen ҫcfarë do të bëhet?
Genoveva Ruiz-Calavera: Ligji për vettingun u dha një afat të qartë kohor gjithë anëtarëve të gjyqësorit që të paraqisnin një informacion paraprak mbi pasuritë dhe trashëgimitë e tyre. Para se afati të skadonte disa gjykatës, prokurorë dhe këshilltarë ligjorë zgjodhën të jepnin dorëheqjen. Në njëfarë mënyre, kjo do të thotë se vettingu tanimë ka filluar të sjellë rezultate, para fillimit të tij të pritshëm. Procesi zhvillohet në tri shtylla të qarta: e shkuara, pasuritë dhe vlerësimi i aftësive professionale, që do të jenë të detyrueshme dhe do të kryhen për secilin anëtar të gjyqësorit. Ne do të monitorojmë se hetimet do të jenë të plota dhe do të bëjnë të mundur, një herë dhe përgjithmonë, pastrimin e sistemit të drejtësisë, në të gjitha nivelet e saj, nga ata që nuk shërbejnë në interes të qytetarëve shqiptarë, por kanë ndjekur praktika të korruptuara dhe / ose kanë zhvilluar lidhje me rrjetet e krimit të organizuar.

DW: Cila është situata lidhur me ngritjen e dy institucioneve të reja për të zbatuar reformënnë drejtësi: Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë?
Genoveva Ruiz-Calavera: Ne po monitorojmë shumë nga afër formimin e këshillave të reja që do të jenë përgjegjës të drejtëpërdrejtë për administruar sistemin e drejtësisë. Ka disa përgjegjësi specifike ligjore që i janë dhënë IMO-së në këtë drejtim, kur bëhet fjalë për emërimin e anëtarëve të këtyre këshillave. Deri më tani kemi patur konsultime të ngushta dhe partneritet me autoritetet përkatëse për të kryer detyrat tona në kohën e duhur dhe lehtësuar finalizimit të këtyre proceseve.
DW: A mundeni, ju lutem, të parashikoni se kur reforma në drejtësi do të ketë rezultatet e saj të para përderisa këto rezultate janë parakusht për hapjen me BE të negociatave të anëtarësimit?
Genoveva Ruiz-Calavera: Ne i kemi parë tashmë rezultatet e para me kuadrin e ri ligjor që është miratuar për të mbështetur reformën e drejtësisë. Arritje të tjera konkrete tani varen nga shumë faktorë dhe është e vështirë të bëhen parashikime specifike lidhur për kohën se kur ato do të realizohen. Por një gjë ka qënë shumë e sigurtë dhe shumë e qartë deri tani: kërkesa e qytetarëve për ndryshim nuk është lënë pa u dëgjuar. Me shpresë që kjo kërkesë do të vazhdojë të shtyjë përpara motorin e reformës dhe do të gjenerojë të gjitha ndryshimet pozitive që janë vonuar për një kohë të gjatë. Unë vërtetë kam arësye të kem një perspektivë shumë optimiste, duke përfshirë edhe që shumë shpejt të shikoj vettingun të shkojë përpara.

DW: A është situata brenda BE-së në favor të veprimeve dhe vendimeve konkrete politike për të përshpejtuar ritmin e procesit të integrimit për vendet kandidate për anëtarësim në Ballkanin Perëndimor, p.sh. si Shqipëria? A po luan rol në politikat e situata gjeopolitike në rajon?
Genoveva Ruiz-Calavera: BE po përballet me shumë sfida, shumica e të cilave janë të lidhura me çështje globale dhe dinamika komplekse edhe përtej tij. Historia e kohëve të fundit ka treguar edhe një herë se kur mbizotëron uniteti brenda BE-së, zgjidhjet e përbashkëta, të bazuara në solidaritet, kanë sjellë përfitime për të gjitha vendet në Evropë, madje përtej saj. Kjo ka qenë gjithashtu e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor. P.sh. bashkëpunimi për krizat e refugjatëve përmes rajonit ka treguar që një partneritet edhe më i ngushtë është i nevojshëm dhe qëllimi përfundimtar i anëtarësimit në BE të të gjitha vendeve të rajonit nuk përfaqëson asgjë tjetër përveҫ kulminacionit të një trajektoreje të natyrshme/normale historike: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane dhe e ardhmja e tij është Bashkimit Europian. Në këtë kontekst, referimi duhet të bëhet edhe për progresin e rëndësishëm të arritur në kuadër të procesit të Ballkanit Perëndimor. Takimi i fundit në Trieste ishte një rast për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin konkret në shumë sektorë të ndjeshëm, duke konfirmuar një angazhim të fortë të përbashkët për të avancuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe si dhe bashkëpunimin rajonal.

(m.a/BalkanWeb)



Komente ( 13 )

  • per kete xhinovefen, shqiperia eshte stacioni i rradhes ne karriere. prisni nga kjo t’ju zgjidhe problemet?

  • U be nja pese vjet qe thuhet ne shtator do filloje.

  • Ida

    Me keto paralajmerime kam pershtypjen se u thone te gjithe hajduteve mblidhni plackat dhe largohuni. Vendin tuaj do e zejne njerez te tjere.

    Ketyre komunikimeve dizinformuese une nuk i besoj aspak.

  • Pike se pari duhet te filloje tek koka e gjarperit-POLITIKA! Te tjeret vine pas! Por ky vend kurre nuk behet. Akoma kemi mbi krie Meket me gjysem opinge te 1944-es!

  • Po te shikosh me vemendje personat qe jane zgjedhur per te bere vetingun dhe po te ndiqen po te njejtat standarte edhe me prokuroret dhe gjyqtaret te gjithe e kalojne vetingun.

  • Ela

    O zonje nuk u pergjigje ca do behet me ATA qe dhane doreheqjen????!!!

  • korrupsioni sorosian eshte me i keq dhe i pameshirshem per viktimat e tij.
    Kush do denohet nga ky pastrim drejtesie?
    Velina e bashkise qe po betonizon ato pak hapsira qe la eprori i tij?
    Beqja qe koncesionoj shendetin e popullit ne bahamas?
    Gjiknuri qe fali miliardat tek ceket e cez-it?
    Kush do denohet per palmat e kasharit?
    Do te denohet ndonje shef policie apo ish ministri tahiri per kanabizimin e vendit me urdher te sorosit?
    A do denohet ramadan troci prokuror per manipulimin e aksidentit te te ndjerit olldashi?
    Po gjika i vlores do denohet per pallatin e lulushit?
    Nipat e ndokes ne lezhe?
    Armando prenga qe plagosi ne luginen e patokut do denohet?
    Cfare u be me frroket?
    Po hajdutet e zgjedhjeve ( komisioneret) e zgjedhjeve?
    Manipuloni me media, portale, dhe gjithcka mundeni kete vend qe po falimentoni per g.sorosin dhe ithetaret e tij.

  • Prit prit edhe pak sa te mbaroj punet saliu me partine e te korruptuarve se do te versulet ty me gjith fjalorin e rrugacit.

  • Po asaj llacifaces kur do ia beni vettingun? Sepse peshku qelbet nga koka!

  • nga kjo qe lexova kuptova qe vettingu do behet vetem per gjykatesit dhe prokuroret, dhe te tjere aktor sic jane politikan, deputet drejtora dhe kryetar bashkie e dr nuk do te gjykohen ,pra me nje fjale vetem 10% e te korruptuarve te vendit do te futen ne siten e vettingut, po keto politikan dhe deputetet , ministrat do ti lene te shtojne pasurine e tyre , prandaj thote ed drama qe te zbatohet vettingu se politikanet nuk perfshihen qe e sollen gjithe katraur, mjere populli shqiptar

  • Interdsant !.
    Sapo zbresin te huajt ne token shqiptare menjehere behen shqiptare.
    Flasin per vettingun dhe asgje nuk behet pervec zhurmes….
    Eshte e vertete se ne Shqiperi per te pakten edhe 30vjet nuk do te kete drejtesi.Kriminelet qe u bene kur ishin ne pushtet kane filluar zhurmen, zvaritjen, e cdo gje te mundur per te qene te lire deri sa te vdesin ( te ikin nga kjo bote).Kjo kohe minimate eshte 30 vjet.Popull prisni te pakten edhe 30 vjet kohe per te marre drejtesi…..

  • Po mire mo. E verteta qendron qe nuk ka drejtesi ne Shqiperi dhe kete e di mire populli dhe vete Shteti. AJO PADREJTESI QE KA DENUAR NJERERIT. PAFAJSHEM

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.