TIRANË- Ajo është një kritike e thekur e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, pavarësisht se babai i saj përfaqëson Partinë Socialiste në parlament. Mjekja Anika Dokle, vajza e deputetit Namik Dokle ka rrëfyer atë çfarë i ka mësuar të paturit një baba politikan ndër vite, tashmë që babai i saj nuk do jetë deputet, pasi u la jashtë listave të PS-së.

“Çfarë me mësoi të paturit një baba politikan ndër vite?
Të ndërtosh reputacionin familjar dhe shoqëror nëpërmjet politikes është shumë e vështirë. Edhe më të kulluarin e bën “pis” politika. Politika është më e bukur kur ka garë dhe debat.

Politika bëhet me shokë dhe jo ortakë. Këta të fundit bëjnë biznes.
Çdo përpjekje për liri dhe demokraci është e vyer; me e vyera ndër to qëndresa!
Politika nuk ka memorie.
Të dish të dalësh nga politika në kohën e duhur është privilegj i të mençurve.
Dhe e fundit, mësova të jetoj mes punës dhe njerëzve të thjeshtë, pa ma ndjerë fare për politikën si privilegj!!”, shkruan Dokle.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: