Moderatorja e njohur dhe bukuroshja e ekranit, Floriana Garo, e cila prej shumë vitesh drejtoi emisionin “Jo vetëm modë” tashmë ka nisur jetën e saj të re në Zvicër, sëbashku me të fejuarin.

E buzëqeshur si gjithnjë, Floriana Garo zgjedh të postojë disa foto nga jeta e re që ka nisur në Zvicër. Bukuroshja që do i mungojë ekranit shqiptar, nisur nga fotot që ka zgjedhur të postojë për ta na përshëndetur duket mjaft e lumtur.
floriana2

floriana3
Ikja e saj nga Shqipëria, hapi mjaft polemika. E pyetur kohë më parë se përse vendosi të largohej përfundimisht nga Shqipëria, Floriana nuk preferoi të jepte shumë detaje duke u mjaftuar me një përgjigje lakonike se ky ishte një tjetër hap i rëndësishëm në jetën e saj.
florjana
Ndërsa në një foto të publikuar në Instagram, Floriana dha një mesazh të fortë për jetën. “Kur një lule nuk lulëzon, ti rregullon mjedisin jo lulen”,

Nëse ishte ky mesazh përgjigjia e pyetjes përse vendosi të largohej nga Shqipëria, këtë gjë nuk e dimë ende.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb