Ndërsa kohët e fundit qarkulloi në media një lajm që moderatorja bukuroshe Floriana Garo do të ishte e përzgjedhura e Lulzim Bashës si deputete për qarkun e Tiranës, vjen edhe reagimi i saj. Për të gjithë kuriozët Floriana shuan zërat dhe mohon të jetë pjesë e listës së PD-së.

E pyetur nga Blendi Fevziu nëse ishte i vërtetë lajmi që po qarkullonte prej ditësh nëpër portale, ku thuhej se me pëlqimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Floriana do të ishte në listën e Tiranës si kandidaturë e tretë për deputetë? Një lajm të tillë, Garo e ka mohuar kategorikisht, duke pohuar: “Jo nuk është e vërtetë”.

Moderatorja e “Jo vetëm Modë” e ka treguar edhe një mesazh të çuditshëm që I kishte ardhur në telefonin e saj, por që s’kishte të bënte me kandidimin.


“Në fillimet e televizionit për mua, nuk e kisha menduar këtë gjë, por sapo hyra në televizion hapa këto rrjetet sociale, facebook-un kryesisht, dhe më ka ardhur një mesazh njëherë dhe më ka thënë që: Unë ty të kam shumë inat, se ke ndikuar shumë keq tek e dashura ime, e cila do një jetë si tënden. Dhe unë nuk e kisha menduar këtë gjë ndonjëherë, sot jam më e kujdesshme në ato që postoj. Dhe kur e mora këtë mesazh u shokova. Unë nuk e kam bërë këtë me tendencë”, është shprehur Floriana Garo.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: