Ish-boksieri amerikan Floyd Mayweather ka impresionuar të gjithë ndjekësit e tij në “instagram” teksa ka postuar një video ku shfaqen 6 makinat “Rolls-Royce” që kapin një vlerë të përgjithshme prej 4 mln eurosh.
mayweather-rolls-royce-wednesday-6
Video tregon flotën e mahnitshme të ish-boksierit për të cilin thuhet se zotëron 100 automjete, raporton “The Sun”.


Klipi i titulluar “Rolls-Royce” tregon dy makina spektakolare të personalizuara, njëra në versionin e shtrirë, parkuar në një rrugë me pemë.
mayweather-rolls-royce-wednesday-7
Më pas Mayweather kujdeset të tregojë garazhin e rezidencës prej 10 mln eurosh në Miami ku bien në sy katër “Rolls-Royce” të tjerë me ngjyrë të bardhë.

Vlera e përgjithshme e makinave kap një shifër më shumë se 4 mln euro por kjo nuk do të thotë asgjë për një njeri që nofkën e ka “The Money”. Pasuria e Mayweather përllogaritet të jetë 510 mln paund.
nintchdbpict000324392145
Ish-boksieri nuk heziton në asnjë rast të tregojë pasurinë e tij. Në një foto të shkrepur kohë më parë duken makinat e tij mahnitëse së bashku me aeroplanin e tij privat.
floyd-mayweather-cars-6
Ai gjithashtu zotëron një koleksion të madh supermakinash duke përfshirë një “Bentley Mulsanne”, një “Bugatti Veyron”, një “Ferrari 458 Italia”, një “Ferrari 599 GTB Fiorano”, një “Ferrari Enzo” dhe një “McLaren 650S”.
floyd-mayweather-cars-1
Mayweather është në negociata për të zhvilluar një ndeshje me kampionin e MMA (artet e miksuara marsiale) Conor McGregor, që gjithashtu ka koleksionuar një shumëllojshmëri versionesh të makinave që ai është fans.
nintchdbpict000309482548
Pak kohë më parë, ish-boksieri Mayweather festoi ditëlindjen e 40-të dhe në partin e organizuar në Los Angelos performuan “live” këngëtarë si Mariah Carey dhe Justin Bieber.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb