KUKES- Vetëm në 15 ditëshin e fundit të sezonit veror, në pikën kufitare të Morinës kanë hyrë nga Kosova 25 mijë shtetas të cilët i janë drejtuar bregdetit shqiptar për pushime.

Kjo ka bërë që si në pikën e kontrollit në Morinë, por edhe në tunelin e Kalimashit të krijohen radhë.

Nga dogana e Morinës raportohet se: “Fluksi ka nisur nga ora tre e mëngjesit dhe po vijon, edhe pse po punohet me 6 sportele dhe procedura të përshpejtuara, e cila zgjat 2 minuta. Fluks ka edhe në rrugën Morinë-Tunel i Kalimashit, ndërsa në rrugë ka katër patrulla të policisë rrugore”.

Nga dogana bëhet e ditur se vetëm nga Kosova, “Mbi 1 milion shtetas kanë hyrë në Shqipëri për pushime në dy muajt e fundit’.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb