Në zbatim të planit për rritjen e rendit dhe sigurisë në vend, policia ka arrestuar në orët e mbrëmjes 3 persona për armëmbajtje pa leje në Mat. Mes të arrestuarse janë Gerson Pasha, 22 vjeç, Gazmir Lala, 30 vjeç, dhe 17-vjeçari L.L, të tre banues në Burrel.

Efektivët e  Matit, në bashkpunim me FNSh Shkodër kanë ushtruar kontrolle në mjedise të ndryshme (lokale eurolloto e tjera ) të qytetit të Burrelit për kapjen në flagrancë të personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë pa leje, personat që shpërndajnë e trafikojnë lëndë narkotike, për personat e shpallur në kerkim, etj, shkruhet në njoftimin e policisë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve në një pikë eurolloto është kapur në flagrancë   me armë në brez shtetasi : Gerson Pasha 22 vjeç, banues në Burrel, i cili u arrestua  për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” .

Gazmir Lala 30 vjeç, gjithashtu u kap gjatë kontrollit në të njëjtin lokal pike bastesh me thikë  me vete. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi; L.L, 17 vjeç, banues në Burrel, pasi u kap gjatë kontrolleve me një dorezë boksi metalike që e mbante me vete.

Arma e zjarrit Pistoletë “TT”, thika dhe doreza e boksit metalike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Matit për veprime të mëtejshme.
 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb