Nga Ornela MANJANI
Agjencia e Trajtimit të Pronës ka përfunduar shqyrtimin e kërkesave dhe do të nisë shpërndarjen e një fondi prej 299 milionë lekësh për pronarët që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe deri më tani përfitojnë kompensimin/shpërblimin e saj ka përfunduar sot dhe është publikuar lista. Shpërblimi do të jetë deri në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.
Shqyrtimi
“Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Për të lexuar lajmin e plotë në GSH.al klikoni në këtë link: http://www.gsh.al/2017/05/20/sonila-qato-firmos-per-68-pronaret-qe-marrin-kompensimin-lista-dhe-dokumentet-qe-duhen/

 

Untitled

 

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb