Nuk ka zgjatur shumë baraspesha në finalen e “Europa League”. Manchester United në minutën e 18 ka kaluar në avantazh me anë të Paul Pogba. Francezi goditi fort nga jashtë zone topin që gjeti një devijim para se të shkonte në rrjetë.
Paul Pogba Goal HD – Ajax 0-1 Manchester United… by footballhighlights2016
Ky takim është tepër i rëndësishëm për anglezët pasi është mundësia e vetme për të kapur Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Ajaks-Mançester Junajtid: 20:45
Ajaks: Onana, Veltman, Sançez, De Ligt, Riedevald, Klasen, Shëne, Zijeh, Traore, Jounes, Dolberg.
Trajner: Peter Bozh
Mançester Junajtid: Romero, Darmian, Blind, Smolling, Valencia, Fellaini, Herrera, Pogba, Mata, Mkhitarian, Rashford.
Trajner: Zh. Murinjo
Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)
(e.k/BalkanWeb)