Formacioni i hedhur në fushë, skema, por edhe interpretimi taktik që iu bë ndeshjes, kanë qenë pikat e forta të Skënderbeut në Almati të Kazakistanit. Trajneri Ilir Daja, me lëvizjet e tij, ka lënë të shtangur kundërshtarët dhe ndoshta të njëjtën gjë po mendon edhe për ndeshjen e kthimit.

Për momentin, nga seancat stërvitore ende nuk jepet një pamje e qartë për formacionin, kjo edhe për vetë faktin se trajneri ka preferuar ta bëjë “lëmsh” ekipin në këto dy ditë të para. Gjithsesi, Skënderbeu do të tentojë sërish të jetë zot i topit dhe trajneri kërkon të fitojë mesin e fushës. Nuk është çudi që të niset me të njëjtën skemë loje.

Për sa u përket lojtarëve, duket një balotazh më i madh tashmë mes Takut dhe Gavazajt. Ndoshta për ndeshjen në Korçë, gjasat janë që tiranasi të ulet në stol, ndërsa kosovari ta nisë që nga minuta e parë. Por, vendimi i takon Dajës dhe ai po e fsheh për momentin se cilin lojtar do të zgjedhë.

Pjesa tjetër e skuadrës duket e konfirmuar, në një kohë që skema do të jetë 4-1-4-1. Nuk është çudi që të ndryshojë edhe sulmi, me Xhejmsin që mund t’i lërë vendin Vujoviçit, edhe pse kjo ka pak shanse të ndodhë të enjten./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb