Ato që janë rritur në vitet 90′ dhe 2000 me siguri e mbajnë mend sa shumë lodheshin duke shkarkuar dosje MP3 duke dashur që të rrisnin koleksionin e muzikës së tyre . Epo tani njerzit që e bëjnë dicka të tillë janë tepër të pakët pothuasje inekzistentë.

Ama tani zyrtarisht ka marr fund epoka e këtij formati , raporton TechSot. Agjencia që ka shpikur formatin audio dhe ka licensuar disa patenta për të , Fraunhofer Institure of Integrated Circuites , sapo ka mbyllur përfundimisht programin e saj të licensimit.

Kjo s’do të thotë se dosjet e juaj të ruajtura në hard drive do të pushojnë së punuari , por ama asnjë pajisje e re nuk do suportoje këtë format. Por gjithsesi për të gjithë ne , pavarësisht se nuk e përdornim shumë këtë format , ai do mbetet gjithmonë pjesë e të kaluarës tonë që e kujtojmë me nostalgji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb