Kimi Raikkonen do të vazhdoj të paktën edhe për një vit të jetë një nga dy pilotët e skuderisë kokëkuqe të “Ferrarit”. Finlandezi ka zgjatur kontratën me një sezon deri në 2018 kontratën e tij me skuterinë italiane, bëri të ditur të martën konstruktori italian i automobilave nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

“Ferrari informon se skuderia ka gjetur akordin teknik me pilotin Kimi Raikkonen, i cili do të diskutojë me ekipin e “Maranello” Kampionatin Botëror të 2018 në Formula 1”, theksohej në njoftim.

Ky do të jetë sezoni i pestë radhazi i bashkëpunimit me skuderinë italiane për Raikkonen i cili u bashkua në vitin 2014.

Emri i shokut të ekipit të finlandezit për vitin e ardhshëm ende nuk është zyrtarizuar, pasi gjermani Sebastian Vettel, lider i kampionatit Botëror, gjithashtu është në fund të kontratës dhe mund të largohet nga skuderia.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb