Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Forumi Botëror i Investimeve Inovative, vlerësim Qeverisë shqiptare për mbështetjen e inovacionit

TIRANE-Qeveria Shqiptare është vlerësuar në Forumin Botëror të Investimeve Inovative si “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e Inovacionit”. Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka marrë pjesë në forumin prestigjioz të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, në datat 22-23 shkurt 2016.

Forumi Botëror i Investimeve Inovative (World Business Angels Investment Forum 2016) bashkon sektorin publik, sektorin financiar dhe korporatat për të koordinuar me investimet për të ndihmuar Startup-et të transformohen në kompani rentabël.

“Bussines Angels” është një kategori e ndërmjetme biznesi, e organizuar në një rrjet ndërkombëtar. Bëhet fjalë për biznese që e kanë kaluar fazën e Startup, por nuk janë ende biznese rentabël dhe kanë nevojë për mbështetje me investime nga kompanitë e mëdha dhe korporatat.

Këtë vit forumi është prezantuar nga Rrjeti Ndërkombëtar i Sipërmarrësve Inovativë. Qëllimi kryesor i forumit ka qenë të lehtësojë procedurat e marrjes së fondeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësit.

Sipërmarrësit nga e gjithë bota, autoritetet publike, aksionerët dhe përfaqësuesit e institucioneve financiare kanë diskutuar për përmirësimin e tregut si dhe për ndryshimet e nevojshme fiskale dhe rregullatore.

Qeveria Shqiptare është vlerësuar për angazhimin e saj domethënës në mbështetje të ideve të reja inovative dhe orientimin e startup-eve për t’i ndihmuar ato të kthehen në biznese fitimprurëse për ideatorët e tyre, por edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi.

Ministrja Harito gjatë drejtimit të panelit të Rrjetit Europian të Sipërmarrësve vuri theksin në oportunitetet e shumta krijuese të sektorit të teknologjisë, cili në 10 vitet në vijim pritet të zhvillohet vrullshëm, i cilësuar edhe si Revolucioni i katërt Industrial.

Gjatë eventit e kanë marrë fjalën presidentë të shoqatave të sipërmarrësve nga më shumë se 20 shtete, ndërsa janë zhvilluar mbi 50 sesione për prezantime individuale, diskutime në panel dhe ëorkshop-e dhe trajnime nga instituti EBAN.

(d.b/BalkanWeb)



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.