TIRANE – Lajmi se Fotinia ështe shtatzënë u përhap me shpejtësi këto ditë në portale të ndryshme. Dyshimet nisën nga një foto të postuar e nga banorja e Big Brother 9, e cila linte të kuptohet se Fotini ishte shtazënë. Por çifti ka reaguar sot rreth këtij lajmi.
fotini
Fotinia shkruan në Instagram, se me gjithë dëshirën e madhe për të pasur një fëmijë, ende nuk ka ardhur ai moment. Gjithashtu ajo ka falenderuar të gjithë personat që e kanë uruar, dhe ka shkruar se kur ajo të jetë shtatzënë me të vërtetë do e ndajë me shumë kënaqësi lajmin e mrekullueshëm me të gjithë.

“Me gjithë deshirën e madhe dhe ndjenjat tona të pafundme për njëri – tjetrin ne nuk kemi kënaqësinë të kemi një Lafoda të vogël akoma. Ju falenderojmë pa fund për urimet tuaja dhe do jetë kënaqesia jonë më e madhe kur të vij koha ta ndajme një dhuratë të tille nga Zoti me ju, miqtë tanë më të mirë. Ju duam”,-shkruan Fotinia.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: