TIRANE – Prej dy vjetësh, modelja shqiptare Emina Ҫunmulaj jeton një martesë të lumtur me miliarderin e njohur Sam Nazarian. Ҫifti janë prindër të një vajze, Ella Faria.

Sot, Emina dhe bashkëshorti i saj festojnë 2-vjetorin e martesës dhe modelja, për ta uruar, ka postuar në Instagram disa nga fotot e dasmës së tyre të bëra dy vjet më parë.

Duke uruar bashkëshortin, Emina rrëfen edhe disa copëza lumturie nga dasma e bujshme që mori vëmendjen e të gjithëve: “Si sot dy vjet më parë, ne këndonim e kërcenim me Gypsy Kings.

Është 2-vjetori ynë i martesës. Kujtime të mrekullueshme me atë që më bën të ndihem mretëreshë ҫdo ditë”, –shkruan Emina në njërën prej fotove të martesës. Ҫifti kanë përshëndetur fansat nga jahti i tyre luksoz dhe janë nisur për pushime.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb