INDONEZI – Kampung Pelangi ose fshati ylber ndodhet, i cili ndodhet në Indonezi është kthyer në një shfaqje spektakolare me ngjyra të ndezura dhe dizajnë nga më të çuditshmet.

Në fillim ky fshat ishte me ngjyra të hirta dhe dukej shumë i varfër. Për restaurimin dhe rregullim e këtij fshati turistik, qeveria akordoi një fond prej 29 mijë dollarësh, duke e kthyer fshatin nga një lagje të varfër, në një zonë mjaft të pëlqyer shkruan revista Vogue.

Në total janë lyer më shumë se 200 shtëpi, por edhe rrugët, urat muret , ku është përdorur edhe imagjinata. Qëllimi ishte që të përdoreshin ngjyra të ndezura.

E gjithë kjo i ka dhënë fshatit një impuls të vërtetë dhe brenda një kohe të shkurtër fshati është populluar nga turistët. Bizneset e zonës po shohin një rritje të ekonomisë sepse po shesin më shumë suvenire, ushqime apo çdo gjë tjetër që prodhohet në këtë fshat.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb