Jamir Hyka pas 3 muajsh nuk është më një lojtar i thjeshtë në kampionatin Amerikan. Futbollisti shqiptar falë një nofke që tifozët e skuadrës së tij i kanë vënë është bërë shumë i famshëm.

Untitled
Forma mjaft e mirë e 29-vjeçarit tek ekipi i San Hoze Wrthkuejks ka bërë që Hyka të ngulitet në zemrat e tifozëve. Sipas faqes zyrtare të MLS-së, ishte ide e një fansi të vogël, Aleks Ibarra, i cili hapi një parullë ku shfaqej Pikaçu, personazhi i Pokemon, me fanellën e numrit 10 të futbollistit shqiptar.
Hyka3
Në ndeshjen e fundit në kampionat Hyka shënoi gol dhe nuk kishte si të mos e festonte me Aleks, tifozin prej të cilit mori nofkën “Hykachu”.
Hyka1
Kur mesfushori iu afrua tribunës për të përshëndetur këtë tifoz të veçantë dhe për t’i dhuruar fanellën e tij, e gjithë tribuna në kor thërriti emrin “Hykaçu”. Që nga ai moment, kjo është nofka me të cilën të gjithë thërrasin futbollistin shqiptar, të cilit iu deshën vetëm 3 muaj për t’u kthyer në një nga emrat më të njohur të kampionatit amerikan të futbollit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: