Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, deri tani nuk ka shfaqur interesim për t’u bërë pjesë e ndonjë partie politike. Por tani kur Kosova po shkon në zgjedhje të parakohshme, ajo me siguri do të ketë oferta për të aderuar në ndonjë parti, shkruajnë mediat kosovare.
Një takim që ish presidentja ka pasur me ministrin në largim të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, që vjen nga LDK, në media menjëherë është parë si mundësi që Jahjaga po bëhet pjesë e LDK-së. Deri tani, as zyra e ish-presidentes e as LDK nuk kanë folur për këtë, nëse ka qenë takim ku është folur për inkuadrimin eventual të Jahjagës në LDK.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: