TIRANE- Gruaja që shihni në foto është viktima e aksidentit të mbrëmjes së djeshme në kryeqytet. Bëhet fjalë për 48-vjeçaren Gjystina Shpani, (Picaku), me origjinë nga Mati, por jetonte në kryeqytet dhe ishte nënë e dy fëmijëve, një djali 24 vjeç dhe një vajze 20 vjeç.

Ashtu siç raportoi dhe dje ‘BalkanWeb’, ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në rrugën ‘Mihal Grameno’, në zonën e tregut elektrik.
gjystina
48-vjeçarja ndërruar jetë në vendngjarje nga përplasja e fortë, ndëra drejtuesi i mjetit u largua prej aty me shpejtësi. Ndërkohë, deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
18111170_386786251721373_28456787_o
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 22.04.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, tek tregu elektrik, një mjet tip “Audi A 4”, ka përplasur shtetasen Gjystina Shpani (Picaku), 48 vjeçe ,e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Automjeti është larguar nga vëndi i ngjarjes. Policia Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme po kontrollojnë për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shtetases.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: