FRANCE – Sheshi Champs-Elysees në qendër të Parisit u mbyll pasi një shofer goditi me makinën e tij një furgon të policisë, beri te ditur shërbimi i xhandarmërisë kombëtare të Francës.

Automjeti ka shpërthyer menjëherë pas përplasjes dhe drejtuesi i tij është nxjerrë jashtë i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pak më vonë në spital.

Brenda makinës së tij janë gjetur bombola gazi, që kanë shkaktuar shpërthimin, si dhe armë të ndryshme e municione. Lajmin për vdekjen e agresorit e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme franceze, Pierre Henri Brandet.

Burimet nga ministria e brendshme thanë se dyshojnë se incidenti është një veprim i qëllimshëm terrorist. Franca ndodhet në gjendje emergjence, pas goditjes nga një valë sulmesh terroriste vdekjeprurëse gjatë viteve të fundit.

Ai vjen vetëm dy muaj pasi një polic është qëlluar dhe vrarë në sheshin Champs-Elysees. Sulmuesi në këtë rast është vrarë nga policia, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb