Ish-kapiteni i kombëtares dhe një nga beniaminët e tifozëve vitet e fundit, Lorik Cana, ka rikthyer edhe një herë e mocionet e Europianit 2016 në Francë, por këtë herë në versionin “funny”.

33 vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një foto nga ndeshja e tretë që Kombëtarja luajti në grup, atë kundër Rumanisë.

Një foto që flet shumë edhe për bashkëlojtarin Andi Lila, futbollistin kavajas që njihet për grintën në fushën e lojës. Gjatë një goditje dënimi për kundërshtarët, në murin e vënë nga Etrit Berisha duket Andi Lila që kërkon që ky mur të mos çahet pasi topi mund të lëvrojë në brendësi të tij, e siç duket Lila bën të pamundurën për këtë.
lorik cana
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb