A mund ta paramendoni veten duke u kthyer nga puna në shtëpi, ndërsa e parkoni makinën para shtëpisë tuaj që nuk shihet? Në ditët e sotme, gjithçka është e mundur.

Për të gjithë njerëzit që janë të brengosur për shkatërrimin e ambientit, respektivisht ndikimin negativ që ka industria e ndërtimit mbi tokë, tashmë ka një zgjidhje, ata mund të ndërtojnë nën tokë. Nuk është shaka, dhe nuk po flasim për bunkerë por, për rezidenca të mahnitshme banimi.

shtepi nentoke 0003

Të njohura si “shtëpi nëntoke” apo dhe si “shtëpi me impakt të vogël”, këto struktura minimizojnë shkatërrimin e hapësirës së gjelbër për ndërtimin e një objekti të banimit  sepse e gjithë struktura ndërtohet nën tokë.

Dy kompani angleze  NC Homes dhe Huntsmere kanë propozuar ndërtimin e një shtëpie luksoze nën tokë, që do të ishte po aq e rehatshme sa dhe shtëpitë që ndërtohen mbi tokë.

E quajtur Perdu, kjo është një shtëpi tredhomëshe në formë rrethi, me lokacion në Bowdon, në Manchester të Anglisë.

shtepi nentoke 0002

Kur ndërtohet nën tokë, çdoherë ekziston problemi i ndriçimit natyror. Për ta shmangur këtë problem, forma e shtëpisë Perdu është skicuar asisoj, që në qendër të çatisë të ketë një pasazh, atrium  i cili mundëson depërtimin e dritës natyrore brenda hapësirave të banimit.

Shtëpia Perdu është ekologjike, ajo zotëron sistemin e mbledhjes së ujërave, sistemin e kombinuar të ngrohjes-ftohjes, si dhe sistemin solar për ngrohjen e ujit.

shtepi nentoke 0004

Perdu mund të krahasohet me të gjitha shtëpitë tjera. Ka kuzhinë të plotë, qëndrimin ditor, dhomat e gjumit si dhe këndin e punës. Po ashtu ajo posedon dhe pishinën e brendshme.

Megjithatë, ekziston një problem i vetëm. Për të poseduar këtë shtëpi ekologjike duhet pasur goxha para, sepse çmimi i saj është përllogaritur rreth 3.7 milionë dollarë.

shtepi nentoke 0005shtepi nentoke 0006shtepi nentoke 0007shtepi nentoke 0008shtepi nentoke 0009shtepi nentoke 0011shtepi nentoke 0001
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb