Arsyet për të cilat skuqemi janë të shumta, megjithatë në origjinë të këtij fenomeni kuptojmë se: “Enët e gjakut që ndodhen në fytyrë zgjerohen dhe kjo rrit praninë e rruazave të kuqe. Duke qenë se lëkura e fytyrës është e hollë, si pasojë fluksi gjakut është më i dallueshëm se në pjesët e tjera.” Gjithsesi dermatologët kanë identifikuar edhe disa probleme shëndetësore, të cilat çojnë në skuqjen e pjesëve të caktuara të lëkurës.

Skuqja në ballë

Skuqja në ballë krijohet si pasojë e problemeve me fshikëzën e urinës dhe tretjen e ushqimit.

Për të përmirësuar këtë konsumoni fruta, perime, ushqime të pagatuara dhe bëni sa më shumë aktivitet fizik.

Skuqje në faqe dhe mollëza

Kjo skuqje shkaktohet si pasojë e problemeve në mushkëri. Këshilla më e duhur për duhanpirësit është të reduktojnë konsumin e duhanit.

Pini sa më shumë ujë, përdorni kripën e kuqe të Himalajeve, konsumoni sa më shumë fruta të thata dhe merruni me sport, sidomos me not.

Skuqja në hundë

Hija e kuqe e shfaqur në zonën e hundës është e lidhur ngushtë me shëndetin kardiovaskular.

Atëherë ju keni problem me qarkullimin e gjakut apo dhe kolesterolin e lartë.

Andaj ju duhet patjetër, menjëherë, të mësoni të kontrolloni lodhjen dhe  stresin.

Skuqje në veshë

Në këtë rast mund të jenë simptoma të ndonjë shqetësimi në veshka.

Për t’i luftuar ato duhet të evitoni kafenë, kripën dhe të pini shumë ujë.

Skuqja në mjekër

Skuqja që shfaqet në mjekër krijohet si pasojë e problemeve hormonale, stresi apo problemet me stomakun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb