TIRANE- Një ditë më parë, Astrit Patozi nisi një lëvizje të re brenda PD, bashkë me një grup anëtarësh të kryesisë që firmosën peticionin për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Takimin e parë ata e zhvilluan me simpatizantë të PD-së në Durrës, ndërsa vetë Patozi shprehet entuziast dhe tregon qëllimin e kësaj lëvizje, përmes një statusi në Facebook. Ai thotë se në takim është diskutuar si si do ringrihet dhe shpëtohet Partia Demokratike.

“Mirënjohje demokratëve të Durrësit. Takim i shkëlqyer. Bashkë, për të shpëtuar dhe ringritur Partinë Demokratike”,- thotë Patozi.

Deputeti që nuk do të jetë në parlamentin e ardhshëm, në përpjekje për të fituar mbështetjen e demokratëve deklaroi se ata janë kundërshtarë të Ramës dhe jo të Bashës. Sipas tij, Basha korri atë që mbolli dhe duhet të jepte dorëheqjen.
19990185_1498553256871239_3261426098507235286_n

19905222_1498553206871244_2323082949685926325_n

19959476_1498553163537915_5269998502923789223_n
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: