AUSTRALI-Një sërfiste 17 vjeçare është sulmuar nga një peshkaqen në ujë, përpara një plazhi shumë të populluar pranë në Esperance, në Australi, rreth 700 km në jug të Perth.

Ngjarja ka ndodhur përpara syve të nënës dhe dy motrave të saj. Vajza është nxjerrë ne breg nga babai, dhe është dërguar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën. Plazhi është mbyllur përkohësisht.

Oficeri i policisë Ben Jeffes ka falënderuar forcat e ndihmës së shpejtë, por ka theksuar se sulmi ishte i tmerrshëm. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme vajza nuk i shpëtoi dot vdekjes. Plazhi është mbyllur dhe po vazhdojnë patrullimet në kërkim të peshkaqenit.

Ky nuk është rasti i parë që një peshkaqen sulmon dhe vret njerëz në Western Australia.
Edhe në 2014, në të njëjtin plazh të Kylie Bay, një sërfist u sulmuar nga dy peshkaqenë të mëdhenj të bardhë. Ai arriti të mbijetojë por gjatë sulmit humbi të dy krahët.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb